Iliri dhe Arjola puthen përsëri në dhomën e rrëfimit/ Reagon bashkëshortja e balerinit

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 13:25
Iliri dhe Arjola puthen përsëri në dhomën e rrëfimit/ Reagon bashkëshortja e balerinit

Prova javore ka vënë në vështirësi dy nga banorët e “Big Brother VIP”, Ilir Shaqirin dhe aktoren Arjola Demiri, të cilët shkëmbyen një puthje ditën e djeshme. Në lidhje me puthjen që u bë virale në rrjet ka folur së fundmi edhe bashkëshortja e balerinit, ndërsa një tjetër video e dyshesh duke u puthur po qarkullon në rrjet.

Emanuela ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ku u pyet në lidhjen me puthjen e bashkëshortit të saj me aktoren Arjola Demiri.

Ajo tha se e kishte marrë me shumë pozitivitet dhe qetësi këtë gjë sepse ishte vetëm një lojë që zgjati vetëm pak.

“E pashë, më pëlqeu për mënyrën se si ato lozën, shumë kam parë nëpër rrjete sociale se si u puth se si u bë. Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim”- shprehu ajo. 

Dy miqtë brenda kësaj shtëpie, kanë shkëmbyer një puthje në buze, pasi u duhej të realizonin një nga skenat e një filmi të vjetër shqiptar, por një tjetër puthje mes tyre në dhomën e rrëfimit po bëhet virale përsëri në rrjet.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, ku me ta ndodhen dhe Donaldi dhe Beniada ku duke të habitur.

(Kosova Sot Online)