Me poza të reja nga New Yorku, Melinda shkëlqen e veshur në të kuqe

  • G.G /
  • 12 February 2022 - 11:19
Me poza të reja nga New Yorku, Melinda shkëlqen e veshur në të kuqe

Reperja e njohur, Melinda Ademi është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare.

Ajo së fundmi po qëndron në New York për shkak të angazhimeve profesionale dhe në ndërkohë ka shijuar kohën e lirë për të realizuar disa imazhe që I ndau me fansat në Instagram.

Reperja pozoi në disa foto ku shihet e veshur me një bluzë të kuqe kombinuar me një kapele me të njëjtën ngjyrë, ndërsa pamjen përshtati me një çantë nga marka “Louis Vuitton”.

Melinda dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive, teksa tërhoqi vëmendje me makijazhin e lehtë dhe flokët natyrale.

Kujtojmë që krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit.

Projekti i saj “Melodia” u publikua në nëntor të vitit të kaluar dhe numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin zyrtar të “YouTube”.

(Kosova Sot Online)