Rita uron Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 10:34
Rita uron Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë

Për nder të 14 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës kanë filluar urimet nga gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Këtë festë historike e ka uruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

‘Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Rita në Instagram, teksa ka publikuar një video ku ishte e veshur kuq e zi dhe po kërcente valle shqip në koncertin që pati mbajtur në Prishtinë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

https://www.youtube.com/watch?v=uw-6l0iqduQ

(Kosova Sot Online)