Fifi të premtën publikon këngën e dashurisë së saj

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 16:13
Fifi të premtën publikon këngën e dashurisë së saj

Pas shumë këngëve për dashurinë, të premtën Fifi publikon këngën e dashurisë së saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, apo e njohur si e njohur, Fifi, së fundi është përfolur shumë për lidhjen e saj të re.

E sot ajo ka zbuluar edhe një befasi të re.

Përmes disa imazheve të publikuara në profilin e saj të Instagram ajo ka zbuluar se do të lansojë projektin muzikor të radhës.

Kënga do të titullohet “Hana” dhe do të publikohet të premtën me datën 18 shkurt.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se kjo këngë do të jetë këngë kushtuar dashurisë së saj.

Kujtojmë se kënga “Diell” e shkruar në shtëpinë e Big Brother VIP, u pëlqye jashtëzakonisht nga publiku dhe fansat e saj.

(Kosova Sot Online)