Bora merr ftesë për finalen e madhe të ‘BBV’, a ka pranuar moderatorja të takojë Donaldin

  • G.G /
  • 17 February 2022 - 16:34
Bora merr ftesë për finalen e madhe të ‘BBV’, a ka pranuar moderatorja të takojë Donaldin

Na ndajnë vetëm 24 orë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”.

Konkurrentët finalistë janë Iliri, Beniada, Einxhel dhe Donaldi, të cilët po luftojnë për çmimin e parë.

Mësohet se nesër në mbrëmje, ky i fundit do të takohet me partneren e tij, Beatrix-ën.

Në këtë mënyrë, çifti do të ketë mundësi të zgjidhë nga afër konfliktet e fundit, para se të shpallet fituesi.

Ndërkohë, burime për “Panorama.al”, bëjnë me dije se moderatorja, Bora Zemani ka marrë një ftesë për të hyrë në shtëpi gjatë finales.

Por duket se moderatorja nuk e ka pranuar këtë ftesë dhe ka lënë të kuptohet se me Donaldin ka mbyllur gjithçka.

(Kosova Sot Online)