“Më ndërprenë karrierën se jam rome”- Këngëtarja shqiptare tregon sfidat që ka kaluar: Më ka ardhur inat përse duhet të…

  • G.G /
  • 18 February 2022 - 10:56
“Më ndërprenë karrierën se jam rome”- Këngëtarja shqiptare tregon sfidat që ka kaluar: Më ka ardhur inat përse duhet të…

Almejda Sula është një ndër këngëtaret më të reja në industrinë e muzikës.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe ka folur më gjatë lidhur me jetën private si dhe karrierën.

Ajo ka treguar se shpesh i janë ndërprerë shumë projekte në mes, sepse i përket komunitetit rom.

Gjatë bisedës të zhvilluar me moderatorët e programit, ajo tha se preket shumë kur e diskuton këtë çështje dhe u përlot në studio.

Prezantuesja e emisionit, Erjona Rusi, po e qetësonte dhe pyeste më tepër që ajo të shprehej dhe të tregonte rreth gjërave që këngëtarja ka përjetuar, që të gjithë të tjerët të jenë të informuar.

“Më janë ndërprerë disa gjëra që madje mund të shkonin shumë mirë”, u shpreh Almejda.

Pyetja: Dhe ti e ke ndjerë si padrejtësi vetëm se ti je një vajzë rome? Na trego çfarë ke përjetuar? Merr kohën tënde nëse dëshiron, nuk dua që të mërzitesh.

 “Po, mendoj që në çdo fazë të parë (fillon të përlotet)…Thjesht më ka ardhur inat përse duhet të ndaloj aty”, tregon ajo.

(Kosova Sot Online)