Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrixën?

  • G.G /
  • 22 February 2022 - 10:25
Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrixën?

Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale.

Dyshja gjatë kohës që kanë qenë brenda shtëpisë kanë pasur herë pas herë debate, por me eliminim e Beatrixës nga shtëpia dhe refuzimin e saj që t’i bashkohet në festën që ishte organizuar për finalistet, kriza mes çiftit ka filluar të thellohet.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, dyshja nuk kanë publikuar asnjë fotografi të vetme, madje në një video të publikuar nga këngëtarja kosovare e cila i këndon Donaldit brenda ambienteve të shtëpisë së famshme, ky i fundit nuk ka reaguar fare duke mos e pëlqyer videon e as bërë ndonjë koment.

Ndërsa, dyshimet u shtuan pasi dyshja mbrëmë ishin në festën e organizuar nga stafi i “Big Brother VIP”, ku pjesëmarrës ishin të gjithë ish-banorët dhe bashkëpunëtorë.

Burime për “News31” kanë treguar se Beatrix ka shkuar me vonesë në festë dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me Donaldin. Ajo ka qëndruar me vëllain e saj Albanin, kurse Donaldi ka qëndruar me Romeon dhe Elgitin, i veshur si Spiderman.

Kujtojmë se gjatë kohës që Beatrix ishte në Dubai, në një bisedë Donaldi me Einxhel dhe Beniadën ishte shprehur nëse Beatrixa nuk ndodhet në Shqipëri nuk do t’i flas më.

(Kosova Sot Online)