Këta personazhe janë kaq specialë, sa për ta është shpikur një ditë plus në kalendar

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 10:30
Këta personazhe janë kaq specialë, sa për ta është shpikur një ditë plus në kalendar

Njihni ndonjë person që e ka lindur më 29 shkurt? Nëse jo, një listë emrash do ua japim ne në vazhdim. Data 29 shkurt ka mbajtur gjithmonë një magji ndryshe. Por, çfarë kanë të veçantë personat që kanë lindur në këtë datë që vjen çdo 4 vjet?

Le ta fillojmë nga fakti që në gjithë botën ka rreth katër milionë njerëz që kanë lindur në ditën e fundit të shkurtit. E thënë ndryshe rreth 0,0686% e popullsisë së planetit!

Zakonisht ata e festojnë ditëlindjen një ditë më parë ose një ditë pas, pra më 28 shkurt ose më 1 mars. Sipas statistikave, shanset për të lindur në vitin e brishtë janë përafërsisht 1 në 1.500. Shumë besojnë se njerëzit e lindur në një vit të brishtë kanë më shumë fat, janë më të lumtur dhe ndryshe nga të tjerët. Thuhet gjithashtu se ata bartin një intuitë të fortë dhe shumë talent.  E në këtë pikë, nëse i hedh një sy listës së emrave VIP që kanë lindur në këtë datë, vërtetohen shumë gjëra që thuhen lart e poshtë. Nga personazhet e njohur, Capital T është më me fat nga të gjithë dhe ai është i vetmi që ka lindur në 29 shkurt. Shpesh ka shkruar për këtë fakt dhe ka treguar se festimet e bën 1 ditë para.

Më 29 shkurt kanë lindur edhe Mel Gibson, Sandra Bullock, Christina Aguilera, Scarlett Johansson, kompozitori Xhakomo Rosini dhe aktori James Mitchell.

Kjo është dita e vetme e vitit përtej kohës dhe hapësirës. Ndaj ata që kanë lindur në këtë datë, sipas numerologëve janë karakterizuar gjithmonë nga një prirje jashtëzakonisht e lartë për krijimtarinë dhe artin.

(Kosova Sot Online)