Rita paraqitet tepër ekstravagante në fotot e fundit

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 10:36
Rita paraqitet tepër ekstravagante në fotot e fundit

Këngëtarja Rita Ora është rikthyer në Europë, pas disa ditëve të qëndrimit të saj në Australi

Këngëtarja kosovare është shfaqur tepër ekstravagante në fotot e saj të fundit ku ka të veshur një fustan të bardhë.

Derisa ajo poston në një stil të “perëndive greke të bukurisë”, Rita përpos fustanit ka të vënë edhe një qafore ari në qafën e saj.

Ajo është e përcjellë edhe me vathë si dhe një xherdanë dore po ashtu ari.

Në disa foto, këngëtarja është dalë edhe me të dashurin e saj por edhe motrën e saj. 

(Kosova Sot Online)