E dini sa kanë kushtuar dy kombinimet e fundit të Anxhelinës?

  • G.G /
  • 10 March 2022 - 16:47
E dini sa kanë kushtuar dy kombinimet e fundit të Anxhelinës?

Anxhelina është shumë e zonja në kombinime dhe në dy fotot e fundit tregoi anën më fine të sajën, kur u vesh me dy veshje në nuancat e rozës, mjaft vajzërore.

Sipas indicatio.al, tek i pari ajo zgjodhi një kostum: xhaketë e shkurtër dhe fund treçereksh të MIU MIU që duhet thënë i shkon shumë. Në total kostumi kushton 232 euro, që nuk është edhe aq e lartë si vlerë. Por Anxhelina ka zgjedhur që kombinimin ta plotësojë me Prada. Çorapet kanë vlerën 165 euro dhe këpucët plot 1.171 dollarë.

Sot ajo postoi një tjetër veshje. Këtë herë pamjen ja kishte besuar Coperni. Prej të cilëve kish kombinuar xhaketën rozë në vlerë 954$ dhe minifundin me të njëjtën ngjyrë dhe material, që kap vlerën e 338$.

Me veç dy foto, e kaloi vlerën e 2 mijë euro shpenzime për gardërobën. Por fundja, kush po numëron…

(Kosova Sot Online)