Kanye West përjashtohet nga Grammy Awards 2022!

  • G.G /
  • 21 March 2022 - 10:12
Kanye West përjashtohet nga Grammy Awards 2022!

Kanye West është përjashtuar nga performanca në ndarjen e çmimeve “Grammy Awards” për shkak të postimeve që ka bërë në rrjetet sociale.

“Grammy-t kanë vendosur në minutën e fundit të tërheqin Kanye West nga performanca në shfaqje sikur ne të mos e dinim se do të ndodhet kjo”, citon PageSix.Përfaqësues të West po ashtu e kanë konfirmuar lajmin.

Edhe pse West nuk do të performojë në shfaqjen e madhe të muzikës, albumi i reperit i “Donda” është nominuar për pesë çmime, duke përfshirë “Albumin e Vitit”.

Lajmi për anulimin e performancës së tij vjen disa ditë pasi një kritik filloi një peticion për të hequr Ye nga lista si performuesi kryesor për festivalin e muzikës “Coachella”.

(Kosova Sot Online)