Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të dytë, ky është emri i djalit

  • G.G /
  • 21 March 2022 - 12:57
Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të dytë, ky është emri i djalit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasajri është bërë nënë për herë të dytë.

Zaimina ka sjellë në jetë djalin të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kamar.

Konfirmimin se është në pritjet të fëmijës së dytë, Zaminia e bëri kohë më parë përmes një fotosesioni të veçantë ku shihej me barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë që Zaimina dhe partneri i saj, Klodian Asllani janë bashkë prej vitesh.

Ndërkohë, çifti për herë të parë u bën prindër të një vajze para katër vitesh.

Ndryshe, Zaimina prej kohës ka lënë anash angazhimet në muzikë, teksa fokusi i saj është drejtuar në botën e biznesit.

(Kosova Sot Online)