Fero rikthehet tek 'On-Records'

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 10:54
Fero rikthehet tek 'On-Records'

Reperi nga Gjilani, u bë i njohur me anë të këngëve të tij dhe deklaratat të njëpasnjëshme që bën në rrjete sociale.

Reperi është shumë aktiv me projekte muzikore ku së fundmi lansoi edhe albumin e tij.

Fero ishte pjesë e grupit “On-Records” ku nga aty edhe mori famën, por pas disa vitesh ai u largua, shkruan lajmi.net.

Ndërsa tani pas tre vitesh ky grup përmes një “InstaStory” ka njoftuar se Fero do jetë pjesë e tyre.

Kujtojmë se Fero është i martuar me modelen Arbenita Ismajli dhe çifti kanë një fëmijë.

(Kosova Sot Online)