Rita Ora mahnit me paraqitjen në Harper’s BAZAAR Australia

  • G.G /
  • 24 March 2022 - 10:21
Rita Ora mahnit me paraqitjen në Harper’s BAZAAR Australia

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, tashmë ka zënë vend në çdo kopertinë të tabloideve ndërkombëtare, duke ndarë më shumë gjëra për karrierën e jetën personale.

Artistja, e cila në Instagram ndiqet nga mbi 16 milionë njerëz, së fundmi bëri të ditur se pozoi për Harper’s BAZAAR Australia.

Biondja dukej e mahnitshme në veshjen e përzgjedhur, gjersa kjo është realizuar për muajin prill.

“Duke folur për dashurinë time për Australinë me Harper’s BAZAAR Australia. Faleminderit që më kishit në kopertinë të muajit prill”, u shpreh ajo.

Krijuesja e hitit “Anyëhere” ndërkohë është shfaqur në një fustan të argjendtë transparent, që ia vinte në pah linjat trupore.

31-vjeçarja në anën tjetër ka një lidhje të veçantë me Australinë, e cila mes tjerash do të jetë sërish anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

“The Voice Australia” do të rikthehet së shpejti në ekran për një sezon të ri, të njëmbëdhjetin me radhë. 

(Kosova Sot Online)