Çfarë po paralajmërojnë vëllezërit Veshaj?

  • G.G /
  • 30 March 2022 - 11:28
Çfarë po paralajmërojnë vëllezërit Veshaj?

Donald Veshaj po e shfrytëzon në maksimum famën dhe vëmendjen e madhe që mori nga Big Brother VIP. Donaldi, i cili ka qenë padyshim një ndër konkurrentët më të komentuar për shkak të ngjarjeve brenda shtëpisë së famshme, është angazhuar me koncerte bashkë me Romeon dhe Elgit Dodën.

Pak javë më parë, Donaldi publikoi “Nuk je”, një këngë që përflitet se i është dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemani. Por duket se aktori i humorit e ka marrë seriozisht angazhimin në muzikë. Ka qenë Elgit Doda që ka ndarë një postim nga studioja muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri.

Ai ka etiketuar vëllezërit Veshaj, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta. Ende nuk dihen detaje për projektin por fansat e tyre me siguri mezi po e presin.

(Kosova Sot Online)