Miley Cyrus e ka quajtur martesën me Hemsworth një kafastrofë

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 15:12
Miley Cyrus e ka quajtur martesën me Hemsworth një kafastrofë

Miley Cyrus e ka quajtur martesën me Liam Hemsworth një kafastrofë. Këngëtarja e famshme e bëri këtë deklaratë gjatë një koncerti që po mbante në Brazil, teksa ndihmoi në propozimin e një çifti. 29 vjeçarja ftoi një çift në skenë për momentin e tyre të veçantë gjatë performancës të shtunën.

Pasi uroi çiftin e sapofejuar, ylli i popit iu uroi fat në kapitullin e ri. “Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja. E imja ishte një fatkeqësi.”, tha këngëtarja. Miley u fejua me Hemsworth në qershor 2012 tre vite pasi u takuan në xhirimet e ” The Last Song”.

Megjithëse u ndanë në vitin 2013 , Cyrus dhe ylli i Hunger Games u ribashkuan në janar 2016 për t’u martuar më pas në vitin 2018. Gjërat nuk shkuan mirë mes tyre dhe i dhanë fund martesës më pak se një vit më pas.


(Kosova Sot Online)