Pas akuzave Arjola Demiri merr vendimin e papritur

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 15:15
Pas akuzave Arjola Demiri merr vendimin e papritur

Pak ditë më parë aktorja e njohur, Arjola Demiri, është 'masakruar' nga komentuesit me komente fyese. 

Disa foto të publikuara së fundmi në Instagramin e Arjola Demirit, bënë që disa nga ndjekësit e saj të mendojnë se aktorja ka përdorur fotoshop ose ka bërë ndonjë ndërhyrje, pasi sipas tyre në Big Brother nuk dukej kështu.

 

Pas komenteve të shumta janë publikuar disa fotografi të aktores, ku ajo shihet pa pikë grimi.

Arjola u kthye në qendër të vëmendjes së fundi, pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

 

Edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh, asaj iu bë dhuratë një apartament në Tiranë.

Image

(Kosova Sot Online)