Aktori i njohur njofton se do t’i japë fund karrierës

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 15:56
Aktori i njohur njofton se do t’i japë fund karrierës

Jim Carrey duket se do t’i japë fund karrierës së tij si aktor, pas 40 vitesh në botën e spektaklit.

60-vjeçari, në një intervistë për promovimin e filmit të tij të ri (dhe të fundit ndoshta) “Sonic the Hedgehog 2”, tha për “Access Hollywood” se ndoshta mund të dilte në pension.

“Po tërhiqem nga aktrimi. E kam seriozisht, por varet… Ndoshta engjëjt më sjellin ndonjë skenar të “artë”, për një film të jashtëzakonshëm për publikun, dhe unë vazhdoj karrierën”, tha protagonisti i “Ace Ventura”.

“Do të them një gjë që nuk do ta dëgjoni ndonjëherë nga të famshmit e tjerë: unë ndihem sikur kam bërë mjaftueshëm dhe jam i përmbushur”.

(Kosova Sot Online)