Momenti më i vështirë në “Për’puthen”, ja cilin përmend Olsa Muhameti

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 11:32
Momenti më i vështirë në “Për’puthen”, ja cilin përmend Olsa Muhameti

Autorja e emisionit të dashurisë – “Për’puthen”, Olsa Muhameti, u kthye bashkë me konkurrentët në një ndër personat më të komentuar të tre sezoneve nëpër media rozë e rrjete sociale.

Ky emision njihet për skandalet e shumta për të cilat kanë pyetur ndjekësit shpeshherë, mirëpo ndonjëherë situata edhe u ka shpëtuar nga duart, pasi skandali ka marrë përmasa më të mëdha.

Pikërisht për këtë, Olsa ka folur vetë në emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Ajo është pyetur për momentin më të vështirë në emision dhe se është përgjigjur për trekëndëshin Andi-Tea-Beart.

Teksa publiku dëshironte të shihte çift Andin dhe Tean dhe besonte në “ndjenjën e tyre”, Tea nga ana tjetër kishte nisur një lidhje me Beart Rexhepin.

Ky i fundit kishte realizuar një takim me Tean në emision dhe megjithëse mes tyre u pa shumë kimi, ai vendosi të largohej më vonë nga programi.

Mirëpo, lidhja e tyre vazhdoi derisa s’mund të mbahej e fshehtë nga publiku.

“Mendoj se edhe Bora është dakord me mua sepse momenti më i vështirë në ‘Përputhen’ ka qenë Andi, ku shohim në rrjet që kishin shpërthyer fotot të Teas dhe Beartit dhe në transmetim duhej të ishte takimi i Teas dhe Andit. Por nga kjo gjë doli edhe diçka e mirë sepse sot Andi dhe Melisa janë akoma çift.”- është shprehur Olsa Muhameti.

(Kosova Sot Online)