Ronela takohet me fituesen e 'Eurovision 2014' Conchita Wurst

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 12:58
Ronela takohet me fituesen e 'Eurovision 2014' Conchita Wurst

Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Ronela Hajati në "Eurovision 2022".

Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në natën e parë të gjysëm finales me 10 maj.

Kënga titullohet “Sekret”, dhe është tejet ritmike.

Këto ditë, Ronela ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Evropës për të promovuar këngën e saj.

Ajo performoi në një koncert në Barcelonë, ku ka takuar nga afër edhe disa emra të njohur të “Eurovisionit” ndër vite.

Image

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social “Instagram”, Ronela tregoi se është takuar nga afër me fituesen e “Eurovision 2014”, Conchita Wurst.

Conchita fitoi festivalin evropian para tetë vitesh duke përfaqësuar Austrinë me këngën “Rise Like A Phoenix”.

Përveç Wurst, këngëtarja shqiptare ka takuar edhe artisten e famshme italiane, Senhit, e cila vitin e kaluar përfaqësoi San Marinon me këngën “Adrenalina”.

Ajo e kualifikoi shtetin e San Marinos në finale, duke interpretuar krah reperit të famshëm amerikan, Flo Rida.


(Kosova Sot Online)