Mikela e thumbon keq Beatrix Ramosajn

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 10:21
Mikela e thumbon keq Beatrix Ramosajn

Beatrix Ramosaj së fundi është komentuar shumë për shkak të këngës së saj të publikuar.

Por ajo është komentuar edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e “BBV”.

Ndër të tjera asaj i komentohet shumë edhe komenti i bërë në foton e Bora Zemanit në mbrëmjen kur ajo takoi ish të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Ky koment duket se vazhdon ende të përflitet dhe kësaj here është risjellë në vëmendje nga ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Mikela Pupa.

Ajo ka rispostuar një story në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shkruhet: Puthje, puthje, @mikelapupa @erionkukaj. Se më dëgjuan komshinjtë!

Ndësa ish-konkurrentja, e cila doli çift nga programi me Erion Kukajn, ka thumbuar Beatrix Ramosajn në përgjigjen e saj:

“Aman se është ters kur përmenden komshinjtë”, shkruan Mikela në ‘Instastory-n’ e publikuar.

(Kosova Sot Online)