Pas një kohe të gjatë, Afërdita Dreshaj shfaqet në bikine

  • G.G /
  • 19 April 2022 - 10:16
Pas një kohe të gjatë, Afërdita Dreshaj shfaqet në bikine

Këngëtarja dhe bukuroshja nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj është shfaqur tepër provokative në bikine, një gjë që nuk e kishte bërë më parë

Ajo është pothuajse jo aktive në jetën e saj të skenës.

Prej që u bë nënë e një djali, Afërdita Dreshaj i është përkushtuar e tëra martesës së saj me hokeistin Jakub Kindl.

Ajo vazhdimisht poston foto me djalin e saj dhe burrin, por shpesh edhe me motrën e saj, Jehona Dreshaj, e cila është bërë e njohur në botën e influencierëve në rrjetet sociale.

Afërdita megjithatë ende duket në formë dhe ka një trup prej modeleje. Kjo shihet në një paraqitje të saj sot në bikine ngjyrë rozë ku ajo shfaqet duke dalë nga një pishinë me një gotë verë të bardhë në dorë. 

(Kosova Sot Online)