Pse Tuna nxjerr gishtin e mesit

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 14:35
Pse Tuna nxjerr gishtin e mesit

Edhe pse është e shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar më shumë familjes së saj, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu mbetet aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi Tuna shpërndau një video në profilin e saj në rrjetin social Tik-Tok, ku duket e revoltuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Tuna ka zgjedhur një muzikë në sfond gjatë videos e cila thotë: “F*ck off, f*ck you”, ndërsa në shkrimin krahas videos ka shkruar emrin e presidentit rus.

Vlen të theksohet edhe fakti se këngëtarja ka vendosur ta fshijë videon nga profili i saj në rrjetin social, disa minuta pas publikimit.

Image

(Kosova Sot Online)