Semi shfaqet krah ish-burrit, bën një dedikim për të

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 08:33
Semi shfaqet krah ish-burrit, bën një dedikim për të

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako kanë ruajtur një raport të mirë dhe pas ndarjes. Këtë e ka shprehur shpeshherë Semi gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Të njëjtën gjë ka treguar dhe së fundmi përmes një postimi që ka bërë në Instagram.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj. “Shoku im më i mirë i jetës”, shkruan Semi krahas videos. Kujtojmë që Semi nisi të shoqërohej me kantautorin kur ishte vetëm 17 vjeç.

Duke folur për ndarjen, Semi ka thënë më parë: “Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni. Meqë ishim bërë dy shok të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”.

Kujtojmë që Bojkeni u dënua nga Gjykata e Tiranës me tre vite burg, të cilat janë konvertuar në shërbim prove. Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT. Gjithë kjo erdhi pasi hapi katër dritare në njërën faqe të objektit, të cilin do ta kthente në studio muzikore.

https://streamable.com/m9lsza

(Kosova Sot Online)