“Atë ditë e putha”, Fifi tregon si u lidh me Adisin

  • G.G /
  • 07 May 2022 - 10:22
“Atë ditë e putha”, Fifi tregon si u lidh me Adisin

Këngëtarja e njohur, Fifi ka folur së fundmi për marrëdhënien me të dashurin e saj, Adisin. Ndër të tjera, ajo ka treguar si janë njohur dhe momentin e puthjes së parë.

Sakaq, Fifi është shprehur se marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë.

“Marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë. Është dashur me u fut në Big Brother me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëriri i Adisit. Jena taku dy tre herë pasi kam dalë nga Big Brother. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përballë meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vetë, jam dashi thashë. Më ka ardh më ka taku. Atë ditë e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, tha këngëtarja në “Më lër të flas”.

Sa i përket muzikës, Fifi ka lancuar së fundmi, këngën “Pikturë” në bashkëpunim me Gent Fatalin, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)