Ja kur do të publikohet ‘’Thuaje’’ e Luana Vjollcës

  • A.P /
  • 12 May 2022 - 16:04
Ja kur do të publikohet ‘’Thuaje’’ e Luana Vjollcës

Luana Vjollca ka qenë padyshim personi më i përfolur i kësaj jave.

Ylli shqiptar fshiu nga Instagrami të gjitha postimet e saj, aty ku ndiqet nga më shumë se 2 milion ndjekës si një nga personazhet më të ndjekura shqiptare.

Fillimisht u dyshua se llogaria e saj mund të jetë ‘’hackuar’’ por më vonë u kuptua se bëhet fjalë për një projekt për të cilin po punon Luana.

Ditë pas dite publiku u njoh me titullin e projektit, i cili është ‘’Thuaje’’ dhe me disa copëza të vogla por pa u dhënë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Publiku është shprehur vazhdimisht kureshtar për të kuptuar se a bëhet fjalë për ndonjë këngë apo projekt të ri televiziv, për të cilin po presin prej më shumë se 1 viti,  dhe këtë do ta kuptojmë më në fund sot në orën 18:00.

Luana ka zbuluar se pritjes i erdhi fundit dhe me projektin e saj do të njihemi sot në orën 18:00 dhe do të publikohet në kanalin e saj në Youtube.


(Kosova Sot Online)