Ronela Hajati: Tani jam lodhur

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 18:09
Ronela Hajati: Tani jam lodhur

Ronela Hajati si duket nuk po e kalon fortë mirë këtë periudhë pas humbjes së Evrovizionit.

Ajo në një intervistë kishte treguar se ka qenë ëndrra e saj të performonte në këtë skenë kaq të madhe.

Ani pse nuk pati sukses dhe u përfol shumë për të, kjo si duket ka ndikuar në gjendjen e saj

Së fundmi, ajo ka ndarë një video në InstaStory ku ka shkruar në gjuhën angleze “Jam lodhur”.

Ndoshta ka pasur një ditë të lodhshme, ose është lodhur nga gjithë kjo rrëmujë që shkaktoi Evrovizioni në gjendjen e saj.

(Kosova Sot Online)