Ja pse u nda Blero edhe nga gruaja e dytë

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 16:55
Ja pse u nda Blero edhe nga gruaja e dytë

Gjatë ditës së sotme nëpër media rozë është raportuar se pas tri vitesh martesë këngëtari, Blero dhe partnerja Afrona i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Detaji që ka ngritur dyshimin se çifti janë ndarë është se ata kanë fshirë të gjitha fotografit që kanë pasur së bashku në rrjete sociale, e madje edhe ato të dasmës së tyre të vitit 2019.

Po ashtu edhe ndjekësit kanë komentuar në fotografitë e tyre duke i pyetur: A jeni ndarë?

Kujtojmë së kjo është martesa e dytë e këngëtarit, pasi ai vite më parë ishte i martuar me aktore, Teuta Krasniqi.

Në një intervistë të dhënë gjatë kohës që ishte ndarë nga aktorja, ai kishte dhënë një këshill për ata që dëshirojnë të martohen.

“Mos u martoni nëse nuk dashuroni”, ishte shprehur Blero.

(Kosova Sot Online)