Ja pse nuk u kualifikua Ronela në finalen e Eurovision

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 22:10
Ja pse nuk u kualifikua Ronela në finalen e Eurovision

Koreografja, Klaudia Pepa ka folur së fundmi për përformancën e Ronela Hajatit në Eurovision, ku ajo mori pjesë edhe si balerinë.

Klaudia tregoi se ndihej shumë e emocionuar për eksperiencën e saj në Itali pasi këtë herë përfaqësonte vendin e saj.

Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”, tha Klaudia. Ajo komentoi dhe komentet negative për koreografinë.

Klaudia gjithashtu pati disa fjalë edhe për komentet negativë për koreografinë.

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam plotësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu,” tha ajo ndërsa shtoi se është ndier e fyer nga Italia pasi nuk i dha asnjë pikë Ronelës.

“Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne. E mërzitur pak po.”, tha ajo.Kujtojmë që Ronela nuk arriti të kualifikohej në finale. Përpos komenteve pozitive, ka pasur dhe nga ata që e kanë cilësuar performancën si jo të denjë.

(Kosova Sot Online)