Dua shfaqet më elegante se kurrë

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 15:05
Dua shfaqet më elegante se kurrë

Dua Lipa ka udhëtuar në shumë shtete të Europës gjatë këtyre muajve në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia.”

Destinacioni i së shtunës për këngëtaren ishte Mynihu, Gjermani, teksa ajo shijoi pak kohë për blerje përpara koncertit të saj të dielën. 26-vjeçarja us shfaq mjaft 'chic' me një fustan me nuanca të blusë, i cili përmbante një print të madh të një tigri.

Ajo e kombinoi fustanin me çizme të zeza me majë, të cilat i shkonin deri tek gjunjët. Dua vendosi një çantë të vogël të zezë mbi supe, ndërsa në dorë kishte një çantë pazari gri teksa shëtiste nëpër qytet.

Për aksesor, ajo kishte veshur një palë vathë argjendi dhe një gjerdan plotësues, së bashku me një sërë unazash në secilën dorë.

Dua Lipa ka shijuar edhe disa ditë pushimi dhe relaksimi para koncertit të saj në Mynih.

Superylli dukej mahnitëse e veshur me bikini me lule rozë dhe portokalli, të cilat i nxirrnin në pah barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e tonifikuara, teksa ishte shtrirë buzë lumit në kryeqytetin bavarez. 

Këngëtarja e ‘One Kis’s kishte kapur flokët e saj të gjatë dhe të errët bisht dhe e përfundoi look-un me një palë vathë dhe një zinxhir tëhollë ngjyrë ari përreth belit.  Ajo ka postuar një video të shkurtër dhe disa shkrepje me miqtë e saj në rrjetet sociale.

Image

(Kosova Sot Online)