U shikua shumë, mbaron seriali ‘Më fal’

  • G.G /
  • 06 June 2022 - 12:04
U shikua shumë, mbaron seriali ‘Më fal’

Ai ishte njëri nga telenovelat më të stërzgjatura.

Është një ndër serialet më të popullarizuara që për më shumë se një dekadë, ka mbajtur shqiptarët të ‘gozhduar’ para ekranit.

Mirëpo, edhe seriali turk ‘Më fal’ e ka pasur përfundimin e tij, ndonëse pas shumë kohësh.
Të premten është transmetuar episodi i fundit i këtij seriali.

Përmes rrjeteve sociale, stafi i dublimit në shqip ka falënderuar të gjithë shikuesit duke treguar mes tjerash edhe çka vjen tutje.

“Më fal” do të pasohet nga “Mos më braktis” që është përshkruar si një serial “shumë i dhimbshëm e me shumë ngjarje”.

(Kosova Sot Online)