Don Xhoni ironizon hapur kolegët e tij

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 13:07
Don Xhoni ironizon hapur kolegët e tij

Don Xhoni është njëri nga reperët relativisht të rinj në estradën tonë, por që bëri bum të madh që me freestyle-et e tij të para.

Teksa prezantoi ndjekësit me shtëpinë e tij luksoze, reperi i njohur nga Kosova Don Xhoni ka folur edhe për suksesin që ka arritur në industrinë e muzikës në këto dy vite.

Në një video në Instastory, shihet shtëpia e reperit në Drenicë ndërsa në oborr janë të parkuara dy makina luksoze, njëra e tipit Range Rover kurse tjetra Mercedes.

Më tej Don Xhoni ka postuar edhe një mesazh që ka marrë në profilin e tij nga një ndjekës

“Ja paske q*rë nënë paske hapur sallon makinash, a ka ndonjë gjë me qera. Respekte Big Boss”– shkruan fansi, ndërsa reperi shkruan: “Me sukses i q* nënën armikut thonë këtej nga ne. Punojmë në heshtje.”

(Kosova Sot Online)