Çifti i famshëm turk do të bëhen sërish prindër

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 14:30
Çifti i famshëm turk do të bëhen sërish prindër

Çifti i famshëm turk, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë në pritje të fëmijës së dytë. Mediat turke raportojnë se aktorja është sërish shtatzënë. Ndonëse çifti nuk e ka konfirmuar ende publikisht lajmin, Gazete Magazin raporton se Evcen është në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Dyshja u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019. Ata mirëpritën në jetë një djalë me emrin Karan. Çifti, miqësia e të cilave nisi në xhirimet e serialit Çalıkuşu, u shndërrua në dashuri, u martuan në vitin 2017.  Buraku i bë i famshëm në Shqipëri me rolin e Kemalit në serialin Kara Sevda (Dashuri e pafund).

(Kosova Sot Online)