Çfarë po ndodh me Beatrixin

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 17:15
Çfarë po ndodh me Beatrixin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpërndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.

Ajo shpesh bën njoftime lidhur me projektet e reja muzikore, ndonëse këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar.

E njëjta së fundmi ka befasuar fansat, teksa është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë nusërie.

Kjo mbase ka të bëjë me një projekt të ri muzikor, të cilin besohet që do ta sjellë së shpejti.

Ajo nuk ka zbuluar më shumë se për çfarë saktësisht bëhet fjala.

Ramosaj momentalisht është beqare që pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj.

Image

(Kosova Sot Online)