Luana Vjollca dhe MC Kresha në një duet!

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 10:26
Luana Vjollca dhe MC Kresha në një duet!

Javë e re, këngë e re! Ashtu siç na kishte premtuar, moderatorja Luana Vjollca vazhdon me publikimet e këngëve të saj, pjesë e projektit “Thuaje”.

Këto këngë të shoqëruara me videoklipe, janë ndërthurje e rrëfimeve personale të Luanës dhe sensibilzimit për kauzat sociale që lidhen me vajzat me gratë.

Radhës i erdhi projekti i pestë, i cili është shumë i veçantë.

Ndryshe nga 4 këngët e publikuara deri më tani ku Luanën e kemi parë solo, në këtë projekt ajo ka bashkuar forcat me një ndër artistët më të suksesshëm shqiptarë.

MC Kresha do të jetë i ftuari special në këtë projekt të Luanës.

Image

(Kosova Sot Online)