Elvana dhe Dhurata sapo konfirmuan bashkëpunimin e tyre

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 11:46
Elvana dhe Dhurata sapo konfirmuan bashkëpunimin e tyre

Janë dy ndër artistet më të dashura nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, e ky bashkëpunim mes tyre pritej me padurim.

E kemi fjalën për Dhurata Dorën dhe Elvana Gjatën.

Prej kohësh fansat e artisteve kërkonin ti shihnin në një projekt të përbashkët dhe momenti erdhi!

Së fundmi, Elvana dhe Dhurata sapo konfirmuan bashkëpunimin e tyre në mënyrën më të bukur.

Të dyja vajzat postuan në “Instagram” një foto të tyren duke bërë tag njëra-tjetrën.

Konkretisht: Elvana postoi foton e saj duke bërë tag Dhuratën dhe Dhurata postoi foton e saj duke bërë tag Elvanën.

Përveç kësaj, fotot ishin të bëra në të njëjtin ambient, i cili duket të jetë një nga skenat e xhirimit të klipit.

Image
Image

(Kosova Sot Online)