Capital T sjell këngën “Dukat” këtë javë

  • G.G /
  • 27 June 2022 - 13:21
Capital T sjell këngën “Dukat” këtë javë

Capital T i ka njoftuar fansat e tij se është në përgatitje të një realizimi të ri muzikor.

Përmes një postimi në Instagram, Trim Ademi ka treguar se së shpejti do të vijë me këngë të re që pritet të kompletohet me videoklip.

“Dukat” do të titullohet projekti i ri muzikor, i cili do të lansohet më ditën e mërkurë (29 qershor).

Ai e ka shpërndarë një fotografi të shoqëruar me përshkrimin: “‘Dukat’, 29 qershor, në të gjitha platformat”.

Dueti me Alban Skënderajn, “Një natë”, është një prej projekteve më të fundit të Capital T që u publikua me videoklip para afro një muaji dhe numëron rreth 4.5 milionë shikime në YouTube. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)

(Kosova Sot Online)