Nora ju 'kall' me këtë paraqitje

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 19:00
Nora ju 'kall' me këtë paraqitje

Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi e ka dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një prej femrave më të bukura në estradë.

Ajo njihet për linjat e saj të tonifikuara të trupit e të cilat nuk ka hezituar t’i ekspozoi edhe një imazhet e reja që solli për mbi një milion ndjekës në Instagram.

Nora pozoi e veshur me një kostum ngjyrë bezhë me shkëlqim të krijuar nga dizenjatori, Valdrin Sahiti, që përbëhej nga një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pantallona të gjatë dhe të gjerë që i kombinoi me një palë atlete të bardha.

Pamja e saj e kompletua me një grim të theksuar, ndërkaq flokët I la të lidhura lartë, ndërsa i vendosi edhe një palë vathë në formë të fluturës, “Turpi trup, teshat tesha”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotografive, e të cilat nuk kaluan pa komente të shumta dhe mijëra pëlqime.

Image

(Kosova Sot Online)