Adelina Tahiri rrëzohet

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 15:54
Adelina Tahiri rrëzohet

Adelina Tahiri është përballur me një incident të papritur në skenën e “Miss Shqipëria 2022”.

Këngëtarja shqiptare ishte e ftuar për të performuar gjatë mbrëmjes së djeshme në konkursin e bukurisë që u mbajt në kalanë e Porto Palermos në Himarë.

Teksa po përshëndeste të pranishmit, këngëtarja rrëzohet pasi nuk vë re shkallën.

Megjithatë, Adelina e ka marrë me shumë sportivitet këtë incident pasi ka qenë vetë ajo që e ka publikuar videon.

“Msyshi”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

 

(Kosova Sot Online)