Kida dhe Nora Istrefi bëjnë 'xing' me këpucët

  • G.G /
  • 12 July 2022 - 10:52
Kida dhe Nora Istrefi bëjnë 'xing' me këpucët

Kida dhe Nora Istrefi sapo kanë publikuar bashkëpunimet e tyre muzikore që rezultuan mjaft suksesshëm.

Kida erdhi në dy këngë në një me Butrint Imerin ndërsa Nora bashkoi forcat me Bardhin dhe Shkurte Gashin.

Dy artistet që njihen për shumë stil, kanë bërë “xing” duke u paraqitur me këpucë identike në videot e tyre.

Bëhet fjalë për trendin e fundit të këpucëve me platformë ndërsa të dyja kanë zgjedhur ngjyrën e verdhë.

(Kosova Sot Online)