Morena Taraku merr propozimin e papritur

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 17:29
Morena Taraku merr propozimin e papritur

Ish-missi dhe këngëtarja Morena Taraku tërheq gjithnjë vëmendje me postimet e saj provokuese. Por kësaj here nuk kanë qenë pozat ‘hot’ që e kanë përqendruar vëmendejen te këngëtarja.

Bëhet fjalë për një propozim që Morena ka marrë së fundmi, të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

“Po pranoj”- shkruan ajo krahas postimit ku shfaqet me një fustan të bardhë.  Në foton tjetër ajo zbulon se një nga mikeshat e saj i ka kërkuar të behet shoqëruesja e saj në ditën e martesës.

Morena Taraku ka qenë gjithmonë hermetike sa i përket jetës së saj private, duke mos ndarë asgjë me publikun. Ish-missi pushtoi vitin e kaluar tabloidet e mediave rozë të Turqisë, u përfol se ka nisur një lidhje me këngëtarin e njohur turk 43-vjeçar, Berdan Mardini.

Në lajmet që qarkulluan në mediat prestigjoze turke shkruhej se çifti janë fqinjë në një lagje pasanikësh në Stamboll dhe frekuentohen me njëri-tjetrin prej kohësh, një histori e bukur dashurie që ka shkaktuar skandal në martesën e tij.

Image
Image

(Kosova Sot Online)