Ja ku shfaqet sot Loredana

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 15:16
Ja ku shfaqet sot Loredana

Reperja e njohur, Loredana është kthyer në një prej emrave më të njohur në tregu e muzikës.

Krahas trojeve shqiptare fama e saj ka depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar dhe kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

 

Një sukses të radhës, reperja shqiptare e ka arritur edhe së fundmi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

Fotografia e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vet reperja në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, theksojmë që reperja që jeton dhe vepron në Zvicër gjatë kësaj periudhe Loredana ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore në Kosovë.

Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me reperin shqiptar, Noizy “Heart attack” që është kthyer në një hit veror.

Ndryshe, përveç angazhimeve profesionale reperja është edhe nënë e përkushtuar e një vajze që ajo ndan me reperin Mozzik.

Image

(Kosova Sot Online)