Noizy e këndon dissin ndaj reperit kosovar

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 14:48
Noizy e këndon dissin ndaj reperit kosovar

Rep-artisti shqiptar Noizy mbetët njëri nga reperet më të komentuar në vend.

Postime të shumta të artistit e projektet muzikore janë shumë herë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi në rrjetin social Tik-Tok është bërë virale një video e këngëtarit nga një koncert ku shihet duke përformuar këngën e “Jena mbretër”, që është diss për ‘Babastars’, nga reperi.

Rikujtojmë se për gati dy dekada grupi i Noizyt dhe ‘BabaStars’ kanë qenë në konkurrencë të vazhdueshme e shpesh ata kanë patur edhe konflikte në mes vete. 

(Kosova Sot Online)