Vdiq aktori i njohur turk

  • G.G /
  • 16 August 2022 - 10:20
Vdiq aktori i njohur turk

Aktori turk, Süreyya Gürsel Evren vdiq në moshën 53 vjeçare pasi u rrëzua nga kati i 3-të i shtëpisë së tij. Sipas raportimeve në mediat turke, aktori ka pësuar infarkt në ballkon dhe ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Süreyya Gürsel Evren është varrosur dje.

Aktori për publikun shqiptarë u bë i njohur nga serialet, ‘Zonja Fazilet dhe vajzat e saj’, “Apartamenti i Pafajësisë”, “Heshtja”, “Sen Çal Kapımı” dhe “Molla e ndaluar”.

Së fundmi, aktori i dha jetë personazhit të ‘Necdet’ në serialin ‘Üç Kuruş’ dhe personazhit ‘Toygar Han’ në serialin ‘Destan’.

(Kosova Sot Online)