Melinda Ademi krejt fallc, e mendjen n’hava

  • G.G /
  • 22 August 2022 - 11:45
Melinda Ademi krejt fallc, e mendjen n’hava

Hyrja e Melinda Ademit në skenën muzikore shqiptare, ka ndodhur në kohën kur publiku prej vitesh kishte njohur artiste të talentuara, kreative, moderne e të dëshmuara edhe ndërkombëtarisht.

Melinda, vinte nga një talent shou si “American Idol”, ku megjithatë nuk kishte arritur të shkonte larg në garë.

Gjithsesi, talenti i saj është pranuar nga paneli i jurisë, i përbërë nga emra të mëdhenjë të industrisë muzikore në botë.

Ajo, la pas krahëve “ëndrren amerikane” për tu bërë pjesë e tregut muzikor në Kosovë, ku tashmë ka suksesin e vulosur.

Melinda, me një dozë të madhe mendjemadhësie, në një video në qarkullim thotë se këngëtaret shqiptare në vitin 2012 ishin krejt ndryshe, ndërkaq në vitin 2022 të gjitha duken si ajo.

E vërteta është se një pjesë e mirë e këngëtarëve po ngjajnë shumë me njëra tjetren dhe kjo për shkak të ndërhyrjeve kirurgjike e estetike, përfshirë modelin thuajse njejtë të ri-konstruktimit estetik të hundës, mbushjeve me filler e botox dhe mbushjeve e modelimit gati identik të buzëve.

Të gjitha këto të aplikuara nga Melinda dhe një pjesë e mirë e kolegeve të saj në estradë.

Pra, Melinda, koleget nuk po duken si ti, por edhe ti njejtë si ato, je një nga “modelet serike” të “industrisë plastike”, të ndikuara fuqishëm nga “standardi” alla Kardashian’s.

(Kosova Sot Online)