Rita Ora shijon muajin e mjaltit në vendlindjen e burrit!?

  • G.G /
  • 23 August 2022 - 16:13
Rita Ora shijon muajin e mjaltit në vendlindjen e burrit!?

Rita Ora i nxiti fansat e saj në Instagram, duke i bërë të pyesin nëse fotografitë që ka publikuar së fundmi janë nga muaji i mjaltit – mes spekulimeve se ajo është martuar fshehurazi.

Këngëtarja me famë botërore publikoi në Instagram disa fotografi nga vizira e saj e fundit në Wellington, Zelanda e Re, shkruan The Mirror.

Qielli blu dhe oqeani në bregdetin e jashtëzakonshëm ishin aty në prapavijë, teksa ajo tregoi brendësinë mahnitëse të apartamentit ku ajo po qëndron.

Por nuk ishte e gjitha relaksimi – kishte një pamje të brendshme të një studioje muzikore, gjithashtu pas spekulimeve të fundit se ajo në përfundim e sipër të albumit të saj të ri.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Dy ditët e fundit isha kaq në këtë moment dhe tani jam kthyer! Qëndroni të sintonizuar”.

Kështu, 31-vjeçarja i bëri fansat të pyesin nëse udhëtimi i saj i vogël në anën tjetër të botës ishte muaji i saj i mjaltit.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” ka refuzuar të komentojë spekulimet mbi martesën e saj të shumëpërfolur me regjisorin e lindur në Zelandën e Re, Taika Waititi, që thuhet se ndodhi në fillim të këtij muaji.

Dyshja thuhet se kanë shkëmbyer betimet në një ceremoni intime dhe “speciale” të mbajtur në Londër disa javë më parë.

Rita, 31 vjeçe, dhe regjisori, 46 vjeç, mësohet se kanë qenë në një lidhje që nga viti i kaluar dhe burimet thonë se dashuria e tyre u rrit pothuajse menjëherë.

(Kosova Sot Online)