Martohet Mimoza Shkodra? Fotografitë e postuara se fundmi kanë habitur të gjithë

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 15:02
Martohet Mimoza Shkodra? Fotografitë e postuara se fundmi kanë habitur të gjithë

Mimoza Shkodra, ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikorë. Por, ajo është shumë aktive në mbrëmje dhe ahengje familjare brenda dhe jashtë Kosovës.

Jeta e saj është mes Kosovës dhe Zvicrës, vend në të cilin ajo e ushtron profesionin e saj si farmaciste.

Duke qenë se vazhdimisht është në lëvizje dhe udhëton shpesh, Mimoza poston rregullisht nga jeta e saj shumë e ngarkuar.

Ajo se fundmi ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur krejt bardh. Madje në njërën nga fotot shfaqet me një ‘duvak’.

Kjo foto ka ngjallë dyshime nëse Mimoza është martuar. Mbetet të shihet nëse fshihet diçka pas këtyre fotove.

(Kosova Sot Online)