Fjolla Morina reagon për rastin e 11 vjeçares, shprehet e shokuar

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 19:56
Fjolla Morina reagon për rastin e 11 vjeçares, shprehet e shokuar

Rasti i 11 vjeçares në Prishtinë, ka shokuarfjoll një publik të tërë, lidhur me këtë kanë reaguar shumë fytyra publike.

Së fundi ka reaguar edhe këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, ajo është shprehur e shokuar me ngjarjen, teksa i ka quajtur monstruma pesë personat që kryen kete veper me vajzën 11 vjeçare.

“Nuk besoj që ka njeri në këtë botë që nuk e dënon këtë ngjarje mizere e këta monstruma tru kalbur. E shokuar miq.”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, nesër ( e mërkurë), do të mbahet protestë nga ora 12:00.

(Kosova Sot Online)