Begaj dekoron këngëtaren Rita Ora me titullin ‘Naim Frashëri’

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 12:50
Begaj dekoron këngëtaren Rita Ora me titullin ‘Naim Frashëri’

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekoroi me Titullin  “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora me motivacionin; “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.

“Jam i sigurt se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht”, u shpreh presidenti ne ceremoninë e rastit, duke iu drejtuar familjarëve, miqve, të ftuarve dhe përfaqësuesve diplomatik të pranishëm.

Të martën në orën 20:00 të mbrëmjes këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në sheshin ‘Skënderbej’.

Të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë përformacën, pasi koncerti do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

(Kosova Sot Online)