Rita Ora sonte mban koncert në Tiranë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sonte do të mbajë koncert falas në Tiranë. Koncerti i Ritës do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Rita gjatë qëndrimit në Tiranë u dekorua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.
Më pas gjatë ditës këngëtarja u prit dhe nga ftuesi i saj kryebashkiaku Erion Veliaj. Rita Ora, ka vizituar një qendër komunitare të fëmijëve në Tiranë që mbështetet nga UNICEF ku ka zhvilluar aktivitete të ndryshme.
(Kosova Sot Online)